Institutit Shqiptar për Çështjet Publike fton të gjithë të rinjtë dhe jo vetëm, t’i bashkohen iniciativës AkademiaRinore duke kontribuar në mënyrë aktive në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Idetë tuaja mund t’i bashkohen aktiviteteve të Akademisë duke marrë pjesë në diskutimet publike dhe duke publikuar në rrjetet sociale iniciativat tuaja lidhur me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

 

Iniciativat promovuese mund të shprehen nëpërmjet:

  • Punimeve artistike (Pikture, Logo, Ese, Poezi, Fotografi)
  • Vullnetarizëm pranë qendrave që ofrojnë shërbim për shtresat në nevojë
  • Raportim të rasteve të dhunimit të të drejtave në komunitetin tuaj
  • Aktivitete në fushën e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore