• Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe
  • Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe
  • Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe
  • Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe
  • Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe
  • Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe
  • Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe
  • Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe

Se bashku per te drejtat e njeriut – Aktivitet me nxenes te shkolles “Raqi Qirinxhi” ne Korçe

AkademiaRinore‬ prane Shkolles se mesme “Raqi Qirinxhi” ne Korçe organizoi nje konference ne sallen e Bibliotekes se qytetit per promovimin e te drejtave te njeriut. Gjate ketij aktiviteti moren pjese mesues, nxenes, perfaqesues te institucioneve dhe OJF-ve lokale. Ne perfundim te konferences pjesemarresit marshuan ne qytet per te sensibilizuar qytetaret mbi rendesine e promovimit dhe mbrojtjes te te drejteva te njeriut nga te gjithe dhe per te gjithe.

Fjala pershendetese e Drejtoreshes se Shkolles, Znj. Keti Qirinxhi:

Se bashku per te drejtat e njeriut!

Të nderuar pjesëmarres, I nderuar Z. prefekt , I nderuar Kryetar I Bashkisë, I nderuar Drejtor i Arsimit, të nderuar prindër, të nderuar nxënës dhe mësues, të nderuar bashkëpunëtorë të shkollës e të projekteve tona!

Faleminderit që jeni sot këtu me ne, së bashku, në këtë aktivitet me temë”Së bashku për të drejtat e Njeriut” ideuar nga shkolla jonë dhe mbështetur nga Akademia Rinore e të Drejtave të Njeriut.

Të drejtat e Njeriut janë një cështje shumë e ndjeshme aq sa dhe e një rëndësie të vecantë në një demokraci. E vërteta është se nuk i vlerësojmë ashtu si duhet, sepse dimë shumë pak rreth tyre, shumë herë shpërdorohen, kuptohen si mundësi për të kaluar kufirin e veprimeve, pse jo nuk dimë te reagojmë, ose reagojmë në mënyrën e gabuar.

Shkolla është vendi i parë ku duhet të edukohemi me të drejtat, ndryshe nga gjithcka tjetër që fillon nga familja, edhe pse ka shumë të drejta të lindura, përsëri ato mesohen , fiksohen në ligje e kode, këto të fundit njihen dhe përditësohen në shkollë përmes programesh edukimi.

Ne vazhdojmë të synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e të rinjve dhe aktivizmin e tyre në fushën e të drejtave të njeriut. së bashku, institucionet vendore, shkollat, shoqëria civile dhe komuniteti. Më fort e më shpejt duhet të ecin drejt një qëllimi të përbashkët: promovimin e të drejtave të njeriut për të gjithë.

Por ndërkohë që duhet të ndalemi tek zhvillimi I të drejtave dhe përmirësimi i tyre,zbatimi në praktikë përmes praktikave të përparuara, është ende larg ketij zhvillimi. Dhe si në cdo drejtim tjetër të jetës e të demokracisë, vazhdojmë të promovojmë cështjen e njohjes të të drejtave e ndërgjegjësimin për to. Për këtë arsye shkolla dhe vetëm shkolla e ka detyrimin e parë ndaj ndergjegjësimit të të rinjve, e përmes shkollës ndërgjëgjesohen prindrit e më pas dhe gjithë shoqëria. Mua realisht në gjithë këto vite të zhvillimeve demokratike ,më ka shqetësuar dhe vazhdon të më preokupojë, cfarë duhet të bëjmë më shumë dhe si, që të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijve të përditësohen dhe të jenë organikisht të pandara me cdo hap që na shoqëron në jetë.

A mjafton kjo që bëjmë dhe sot? Natyrisht, jo

-Një edukim i mirë i vazhdueshëm, është investimi më i mirë jo vetëm për te rinjtë, por për të gjithë shoqërinë në tërësi. Sipas studimeve, vendet me arsim të konsoliduar kanë dhe demokraci të konsoliduar. Nga kjo rrjedh dhe respektim me i mirë i të drejtave. Shkolla duhet të përmbushë më së miri misionin e saj shumë dimensional, të përmirësojë në mënyrë të vazhdueshme politikat. Të zhvillojë më tej profesionalizmin e mësuesve, kurrikulën, standardet e vlerësimit, përfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje, respektimin e të drejtave të fëmijëve, etj….

Të drejtat fëmijëve promovohen dhe mbrohen nga Konventa e Fëmijëve e cila është ratifikuar dhe nga Shqipëria, si dhe nga Kushtetuta. Disa nga keto të drejta të fëmijëve si e drejta për edukim, e drejta për përkujdesje, mbrojta nga diskriminimi, e drejta për t`u përfshirë në vendimmarrje, e drejta për të shprehur opinionin e tij, e drejta për ta mbrojtur nga dhuna dhe keqtrajtimi, interesi më i lartë i femijes, i takojnë shkollës, e përsëri shkollës. Konventa e ratifikuar duhet të jetë artere kryesore e institucioneve dhe në vecanti e shkollës, ku përfshihet, cdo mësues, cdo nxënës cdo prind.

Që fëmijët, realisht t’i gëzojnë të drejtat e tyre, ata duhet që të edukohen dhe me ndjenjën përgjegjësisë. Ata duhet të ndërgjegjësohen që çdo e drejtë është e lidhur me një përgjegjësi. Kur cdo fëmije ka të drejtë të shprehë opinionin e tij, ateherë duhet ta dijë, ta shprehë opinionin e tij, por pa prekur të drejtat e të tjerëve.

Kur shkolla apo një mësues i respekton të drejtat e fëmijëve?

1.Kur mësuesi dhe shkolla mbështet përfshirjen e te rinjve duke i dëgjuar ata, duke konsideruar mendimin e tyre , duke i përfshirë ata në vendimmarrje për çështje që kanë lidhje me ata .

2.Kur fëmijët trajtohen njëlloj pa i diskriminuar pavarësisht përbërjes sociale, familjare, ekonomike

3.Kur shkolla i mbron fëmijët nga keqtrajtimi dhe dhuna

4.Kur gjatë gjithë procesit mësimor dhe aktiviteteve jashtë shkollore interesi me i lartë i dhe mirëqenia e fëmijëve është preokupimi i shkollës dhe mësuesve.

5.Kur fëmijët me aftësi të vecanta pranohen dhe respektohen si të barabarte në klasë.  Kur këtyre fëmijëve ju ofrohen shanse të barabarta për tu përfshirë në procesin mësimor duke ju ofruar informacion në përputhje me nivelin e zhvillimit të tyre.
Te rinjte mësojnë më mirë në një ambient ku ata nuk ndihen inferior. Shkolla, mësuesi duhet të promovojë  dialogun dhe diskutimin e hapur duke i parë te rinjte si partner dhe të barabartë.

Te rinjte, gjithashtu duhet të ndërgjegjësohen për vlerën e një sjellje të mire duke krijuar marrëdhënie respekti reciprok. Kjo do i ndihmonte ata qe të zbulonin dhe zhvillonin më mirë identitetin e tyre. Për të arritur këtë, te rinjte duhet të ndihen të pranuar, të respektuar, të mbrojtur, të lirshëm, të barabartë në ambientet e shkollës dhe klasës, pjesë e së cilës ata janë. E drejta e fëmijëve për t’u dëgjuar dhe përfshirja e tyre në vendimmarrje do të sillte një përmirësim të dukshëm dhe do të ndihmonte për një edukim gjithëpërfshirës .Ne duhet ta bëjmë domosdoshmërisht këtë, duke ju kujtuar se këto janë të drejtat e tyre.
Përfshirja në vendimmarrje nënkupton:

1.Pjesëmarrjen e te rinjve në cdo planifikim . Mësuesi duhet të promovojë në klasën e vet ide dhe të diskutojë si t`i bëjnë ato realitet së bashku. Asnjëherë një mësues nuk duhet të punojë i mëvetësuar nga nxënësit e vet dhe hendeku mes tyre të jetë i thellë dhe i pakalueshëm.

2. Ndarjen e përgjegjësive ku nxenesit do të ndjehen të vlerësuar dhe me siguri duke ndjerë përgjegjësine do të ndihmojnë në një vendimmarrje të suksesshme.

3 Vendimmarrjen, pse jo duke i dhënë rëndësi vendimmarrjes së vetë të rinjve, lirisë së tyre për të shprehur dhe për të vepruar.

4.Zbatimin e të gjitha çështjeve që janë te lidhura me mësimin dhe aktivitet jashtëshkollore dhe kjo në përputhje me moshën dhe kapacitetin e të rinjve.

Nxitja dhe të investuarit në përfshirjen e te rinjve i ndihmon ata të edukohen me ndjenjën e barazisë, lirisë së të shprehurit, respektin për te tjerët dhe respektin për mendimin ndryshe. Përfshirja gjithashtu  nënkupton nxënës aktiv që thith informacionin, analizon, lidh njohuritë e marra duke i vënë ato në shërbim të njëra tjetrës, shpreh ide dhe mendime duke shmangur pasivitetin dhe të mësuarin përmendësh. Të dëgjuarit e një nxënësi nënkupton, mundësi për të shprehur perspektivën, prioritetet dhe përvojën e tij. Kur te rinjtë kanë mundësinë për tu përfshirë dhe shprehur, ata komunikojnë më mire me te riturit, ata e kuptojnë botën dhe çfarë është e rëndësishme për ta. Nëse ne do t`I neglizhojmë, nuk do t`i dëgjojmë dhe t`i lemë mënjanë si të paaftë, atëherë ata bëhen apatik dhe të tërhequr. Një shkollë e mirë nxit dhe gjallëron zërat. Ajo krijon hapësira të shëndetshme duke promovuar gjithë përfshirjen e te rinjve, të dëgjuarit e mendimeve  ndryshe dhe kërkimit të ideve të reja. Një shkollë që investon në përfshirjen dhe kultivimin e zërave të nxënësve dhe studentëve te saj, investon drejtë gjenerimit të demokracisë për të cilën aspirojmë të gjithë!

Cdo të thotë të dëgjosh të rinjtë?

1.T`i përfshish në vendimmarrje në të gjitha çështjet që kanë lidhje me ata dhe marrja e vendimeve te jete në përputhje me interesat e tyre

2.Të nxitësh që ata të shprehen lirshëm për gjithçka që ata mendojnë duke argumentuar idetë e tyre sipas këndvështrimit të tyre.

3.Të konsiderosh seriozisht mendimet dhe idetë e tyre

4.T`i edukosh në një pjesëmarrje konstruktive.
Ndonjëherë mësuesit ashtu si dhe prindërit kanë tendencën t`i shikojnë dhe t`i trajtojnë te rinjte si pasivë ku për çdo gjë duhet të vendosin mësuesit apo prindërit. Ata mendojnë që duke qenë autoritar me fëmijët do të fitojnë respektin e tyre, por realiteti ka treguar dhe vërtetuar të kundërtën.

Praktikat dhe studimet kanë treguar që fëmijët e të gjitha moshave shkollore kanë aftësi të kontribuojnë edhe ne:

1. Zhvillimin e metodave të mësimdhënies

2.Në rekrutimin e stafit

3.Në organizimin dhe menaxhimin e aktiviteteve jashtëshkollore

5.Në sensibilizimin e komunitetit mbi të drejtta e fëmijëve

6.Në përmirësimin dhe zhvillimin e rregullave për sjelljen në shkollë dhe jashtë saj.
Si konkluzion, shkolla mbetet zëri dhe vizioni ku mësohen gjithcka shpreha me sipër. Kjo do të bënte që idetë e çdo te riu të kontribuonin në formimin e vizionit kolektiv se si shkolla duhet të jetë dhe çfarë ne të gjithë se bashku duhet të bëjmë për të arritur atë që duam dhe që duhet.

Së fundi po bëj prezent moton e shkollës sonë:

Ne

“ i dedikohemi të mësuarit të thellë, modelit shembullor të karakterit e gjykimit, autonomisë individuale, të jetuarit global, idealeve më të larta njerëzore!”

Keti QIRINXHI

Drejtore e Gjimnazit “Raqi QIRINXHI”

Korce


Share:

Ervis